Dostojevski Fjodor

Fjodor Dostojevski

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto'evskij Shqiptimi rusisht: ˈfʲodər mʲɪˈxajləvʲɪtɕ dəstɐˈjɛfskʲɪj; 11 nëntor [S.V. 30 tetor] 1821 – 9 shkurt [S.V. 28 janar] 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë: Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek.19. Dostojevski konsiderohet si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

Gjetur 0 libra në total
Libra për faqe: