Dhimitër S. Shuteriqi (Elbasan, 1915 - 22 korrik 2003) ka qenë publicist, partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar në Luftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve (1954-'73), deputet i Kuvendit Popullor (1950-'74), shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare. Ai është një nga filologët më të shquar shqiptarë që i kanë kushtuar rëndësi të madhe traditës së hershme të shkrimit të shqipes. [1]